Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka zhvilluar kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Mes personave që ndodhen të izoluar në këtë institucion është edhe Ergys Agasi, biznesmeni i arrestuar muajin e kaluar me urdhër të SPAK për aferën e tenderave të AKSHI.
Nga kontrollet janë gjetur disa telefona celularë, por nuk dihet cilit i përkasin.
Dyshohet se BKH ka patur informacione për futjen e sendeve të paligjshme në qelitë e paraburgimit të Bradasheshit, ç’ka ka sjellë edhe këtë kontroll të befasishëm.
