TIRANË

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin e krimit të dyfishtë, që tronditi Tiranën, mbrëmjen e ndërrimit të viteve, Përparim Ademin (Tela).

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se autori 59-vjeçar ka pranuar në gjykatë vrasjen e dy motrave, Kristina Bardhi e Zhaneta Metani, por nuk ka dhënë detaje për krimin.

Siç shihet nga videoja që sjell gazetarja Lala në redaksinë e “BalkanWeb”, Ademi shfaqet në gjykatë pa maskë dhe i qetë, teksa flet me një polic.

59-vjeçari Ademi ekzekutoi me breshëri plumbash dy motrat, ndërsa policia në vendngjarje gjeti 26 gëzhoja kallashnikovi, armë me të cilën autori kreu vrasjen.

Pas krimit, autori e la armën në apartament me karikator të zbrazur dhe u largua më këmbë. Dy orë nga ngjarja ai u kap pranë shkollës Vasil Shanto në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb