ELBASAN

Një incident i dhunshëm është regjistruar në rrethana ende të paqarta në një nga parkingjet e lokaleve, në qendër të qytetit të Elbasanit, rreth orës 21:00.

Për pasojë, një person ka përfunduar në spital me fraktura në krah dhe një tjetër i lënduar lehtë.

“BalkanWeb” mëson se në incident janë përfshirë disa persona dhe është dashur ndërhyrja e forcave “Shqiponja” për të neutralizuar situatën e krijuar. Policisë ka ndërhyrë forcërisht, pasi ka hasur rezistencë dhe ka shoqëruar të paktën dy persona në komisariat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb