FIER

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Patos të Fierit.

Gazetari Ervis Kuci raporton për “BalkanWeb” se i plagosur ka mbetur 52-vjeçari Edmond Fejzullahu nga Patosi.

52-vjeçariit i është bërë atentat në makinën e tij duke e qëlluar me 6 plumba, por vetëm 2 plumba kanë arritur ta kapin në kraharor.

Ai ka shkuar me makinën e tij në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.  Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes si dhe autorët, ndërsa policia ka nisur hetimet.

“Sot rreth orës 21:30, shtetasi E.F, 52 vjeç, banues në Patos, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”- thuhet në njoftimin e policisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb