Një plagosje me armë zjarri sapo ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto” në qytetin e Shkodrës. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se është plagosur me armë një vajzë, e cila nga të dhënat e para ka qenë kalimtare.

Nga të shtënat me armë zjarri, ka mbetur e plagosur Liljana Jeremia, 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem.

Mësohet se e plagosura është dërguar në spitalin e Shkodrës, pasi ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

35- vjeçarja deklaroi se ishte duke kaluar rastësisht kur është plagosur dhe se nuk e dinte se kush ishin ata që kishin qëlluar.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhej një makinë e parkuar e cila kishte një xham të thyer nga plumbat.

Policia ka shoqëruar shoferin e mjetit që ndodhej në vendngjarje, por nuk dihet nëse ky i fundit kishte apo jo lidhje me ngjarjen.

Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 05.02.2020, rreth ores 22:40, ne lagjen “Vasil Shanto”, Shkoder, në Pedonale, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve

Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: