TIRANË

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në Zall Herr të Tiranës.

Mësohet se pas një konflikti për motive të dobëta para një lokali në rrugë, një shtetas ka plagosur me pistoletë një 26-vjeçar, si dhe ka goditur me qytën e armës një 23-vjeçar.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se autori i plagosjes është shtetasi Klodian Beshiri.

Mësohet se dy personat e plagosur, 26-vjeçari Rexhep Qefalia dhe 23-vjeçari Redin Myrto, ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, 34-vjeçarit Beshiri, dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: