Një avion i vogël ka pësuar një defekt në ajër dhe për rrjedhojë ka bërë ulje të detyrueshme në zonën e Kelmendit, në Malësinë e Madhe.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Senad Nikshiqi, i cili raporton se nuk dihet ende çfarë avioni është, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima.

Ndërkohë, forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe pritet të zbardhin detaje. “BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendngjarja, ku shihet avioni i rrëzuar. Ndërkohë, siç raporton gazetari Nikshiqi, një mjet tip “Fuoristradë” ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë dy personat, që ndodheshin në avion, duke u larguar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb