TIRANE– Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar pas kapjes së mbi 613 kilogram kokainë të fshehur në një kontejner me banane në Durrës që vinte nga Kolumbia. Delegacioni i BE shpreh përgëzime ndaj policisë dhe doganës për operacionin dhe thotë se kriminelët nuk mund të fitojnë mbi ligjin.

“Përgëzime doganave dhe policisë për operacionin e suksesshëm të sekuestrimit të 614 kileve kokainë në Portin e Durrësit. Punë e paqme, vazhdoni përpara edhe më tej me luftën kundër krimit të organizuar. Kriminelët nuk mund të fitojnë ndaj fuqisë së ligjit. Shteti ka nevojë të qëndrojë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar që përpiqen ta rrisin trafikun e drogës” thuhet në reagimin e BE.

Sipas policisë, lënda narkotike vlerësohet në treg me shifrën rreth 180 mln euro. Në lidhje me këtë operacion janë arrestuar Donaldo Lushaj nga Tropoja dhe Armando Pezaku nga Durrësi, të dy 25 vjeç. Ndërkohë është shpallur në kërkim administratori i firmës ‘Arbi-Garden’ shpk me qendër në Manzë, Arbër Cekaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb