SHËNGJIN

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pas mesnates se kaluar në Shëngjin.
Ngjarja ka ndodhur tek “Rana e Hedhun”, në një objekt në ndërtim ne pronësi të shtetasit Liman Gjoka, 56 vjec, raporton për “BalkanWeb” gazetarja Dorjana Bezat.
Si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, janë shkaktuar vetem dëme materiale. Ndërsa po punohet për sqarimin e ngjarjes.

Mësohet se bëhet fjalë për të njëjtin objekt që iu vendos tritol edhe 3 javë më parë, në datën 20 nëntor. Atëhere dyshohej se pista kryesore ishte konflikte për pronën pasi ka pretendime nga një palë tjetër për sipërfaqen ku po kryhet ndërtimi.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb