TIRANE– Një efektiv policie ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 të mbrëmjes së sotme pranë ish Parkut të Autobusëve.

“BalkanWeb” mëson se i plagosur ka mbetur një efektiv i komisariatit numër 1 me inicialet E.B, i cili është transportuar në spital.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb