TIRANE– Një e shtënë me armë zjarri është dëgjuar rreth orës 13:10 të ditës së sotme në zonën e Astirit në Unazë të Re, në kryeqytet.

Nga verifikimet e deritanishme të policisë nuk ka njerëz të lënduar.

Forca policie në vendngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb