Eno Bozdo ka dhënë sot dorëheqjen nga komisioni zgjedhor i Partisë Demokratike.

Ky komision u votua mbrëmjen e kaluar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ndërsa “BalkanWeb” mëson se Bozdo nuk do të jetë më pjesë e tij.

I kontaktuar nga ‘BalkanWeb’, Bozdo tha se ka vënë në dijeni edhe kryetarin Basha për vendimin e tij.

“Për arsye të miat shumë të forta që ia kam bërë të ditura kryetarit e për arsye etike s’dua t’i bëj publike. Janë çështje të brendshme të partisë. “ u shpreh Bozdo.

Eno Bozdo u zgjodh mbrëmë anëtar i këtij komisioni, kryetar i së cilit u emërua Jemin Gjana.

Ndërkohë, anëtarë të tjerë janë edhe Albana Vokshi, Belind Këlliçi, ALbert Avduli dhe Gjokë Vuksani.

Në mbledhje, Këshilli votoi dhe anëtarët zëvendësues të tyre, prej ku rezulton se Bozdon do ta zëvendësojë Çlirim Gjata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb