Zbardhen të tjera detaje nga zjarri në pallatin në Astir.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se shënjestër e zjarrit ka qenë një makinë tip “Range Rover” e parkuar në garazhin e pallatit.

Siç mëson gazetari Çelmeta, mjeti luksoz është në pronësi të vëllait të biznesmenit dhe ndërtuesit S. Ll., i cili është edhe pronar i pallatit.

Ndërkohë, ekspertët anti-eksploziv të RENEA-s po verifikojnë nëse mjetit tip “Range Rover”, ku ka nisur edhe fillimisht zjarri, i është vendosur ose jo lëndë plasëse apo i është hedhur lëndë djegëse. Dyshimet e para janë për lëndë djegëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb