Teksa një ditë më parë u denoncua i vjedhur, policia ka gjetur sot automjetin luksoz, i cili ishte parkuar afër portit të Durrësit.

Mësohet se policia ka gjetur mjetin tip “Range Rover” në zonën e Fushë-Krujës, pranë shkollës në Thumanë.

Kujtojmë se automjeti u denoncua i vjedhur mëngjesin e djeshëm në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, aty ku ishte parkuar nga pronari i saj. Makinës i ishte thyer xhami nga krahu i shoferit nga një person i paidentifikuar i cili mbante kapele në kokë.

Këtë të martë, automjeti është gjetur në zonën e Fushë-Krujës, në Thumanë. Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të autorëve të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb