Ndërron jetë pronari i lokalit në Shkodër që u qëllua mbrëmjen e sotme me armë zjarri pistoletë.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se viktimë e atentatit ka mbetur 74-vjeçari Lulash Qepuri.

Ai është qëlluar me armë brenda lokalit të tij, teksa autori ka hyrë i maskuar dhe e ka qëlluar, duke e lënë të plagosur rëndë.

74-vjeçari është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb