NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
1 pulë fshati
1 pako peta
2 gota oriz
5-6 lgj vaj ulliri
1 kg qepë të thata
Kripë, 1 ls piper i zi
Pergatitja
Në një tenxhere me vaj ulliri kaurdisim pulën nga të gjitha anët derisa të ndryshojë pak ngjyrë.
Ndërkohë grijmë qepët shumë imët. Largojmë pulën nga tenxherja dhe në po atë yndyrë vendosim qepët dhe i kaurdisim duke shtuar kripë dhe një lugë piper të zi. Qepën duhet ta kaurdisim mirë duke shtuar herë pas herë ujë në mënyrë që qepa gradualisht të tretet plotësisht.
Më pas shtojmë pulën (të cilën e kemi ndarë në racione) dhe vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar ujë herë pas here. Më pas shtojmë 2 gota ujë dhe e lemë mishin të ziejë mirë. Pasi mishi të jetë zjerë plotësisht largojmë kockat dhe e bëjmë fije fije ose në copëza. Shtojmë tek buljoni i zierjes së pulës orizin duke shtuar dhe pak ujë nëse është e nevojshme dhe e lemë orizin të ziejë si për rizoto.
Në një tavë të lyer me pak yndyrë shtrojmë 3-4 peta. Vendosim më pas orizin e përgatitur me qepë dhe mishin e pulës. E mbulojmë lakrorin me 3-4 peta të tjera duke i spërkatur me pak yndyrë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 40-45 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)