Çelsi është i fokusuar tek e ardhmja dhe te merkatoja që do të vijë. Blutë po mendojnë të rifreskojnë ekipin për sezonin e ardhshëm dhe duan të sjellin elementët që i pëlqejnë më së shumti trajnerit Frenk Lampard.

“Daily Express” raporton se klubi londinez ka vendosur të nxjerrë në merkato Emerson Palmierin, ish-lojtar i Romës, dhe Markos Alonson, ish-lojtar i Fiorentinës. Sipas tabloidit anglez, ata do të zëvendësohen nga Ben Çiluell i Lestërit dhe nga argjentinasi Nikolas Taljafiko, që aktualisht luan me Ajaksin e Amsterdamit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb