Erdhi si adoleshent dhe po largohet si burrë. Thomas Strakosha po bëhet gati për sfidën e tij të fundit me Lazio-n.

75 mijë euro i kushtoi Igli Tares kartoni i tij kur e mori nga të rinjtë e Panionios, për fatin e keq të Tares, tani Strakosha largohet falas pasi refuzoi në mënyrë konstante çdo ofertë për të rinovuar, vendim ky i kushtëzuar shumë edhe nga fakti se do në stol pritet të jetë sërish Sarri.

Sfida ndaj Verona-s do të jetë e fundit për portierin shqiptar, pas 207 ndeshje me fanellën e Lazio-s. Strakosha pritet të vijojë karrierën e tij në Premier League aty ku Fulham dhe Newcastle janë në garë për ti ofruar kontratën më të mirë. Gjithnjë sipas mediave italiane, për momentin Fulham është më i avantazhuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb