Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Mesila Doda ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ajo shkruan se është ndarë nga jeta babai i saj.

Deputetja e zgjedhur e cilëson të atin si një burrë të jashtëzakonshëm dhe mjek të mrekullueshëm.

Ajo thotë se ka humbur heroin e fëmijërisë e gjithë jetës, ndërsa shton, se i ati ka qenë mbështetja e saj më e madhe në çdo hap që ka hedhur në jetë.

Postimi i Mesila Dodës:

Lamtumire heroi im! Sot eshte nje dite trishtimi tejet e thelle per familjen tone. U nda nga jeta babai im dr. Fatmir Doda.
Baba i jashtezakonshem, mjek i perkushtuar e i mrekullueshem, burre qe i qendroi stuhive te kohes e sherbeu gjithe jeten e tij me profesionalizem e dashuri.
Sot u mbyll jeta e nje njeriu antikonformist e i papajtuar me standartet e nje kohe skllaveruese, e nderkohe mjeku i dhimbsur qe i sherbeu zonave te Kukesit e me vone gjithe fshatrave te Tiranes.

Une sot humba heroin tim te femijerise e gjithe jetes. Ne te gjitha arritjet e mia eshte dora e ketij burri te jashtzakonshem qe me besoi, me mbeshteti e me rriti si nje njeri qe perballet me te miren e te keqen. Lamtumire heroi im. Sot pushon ne paqen e Zotit dhe gjithe miresia e dashuria e tij qofte me ty…

Ceremonia mortore do te zhvillohet neser ne oren 17 nga Funeral Home Univers, Rr: Bardhyl, Perballe Postes Shqiptare per ne varrezat e Tufines

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb