Është përcjellë me duartrokitje për në banesën e fundit regjisori i njohur Kristaq Dhamo i cili u shua pesë ditë më parë.

Kineastë, aktorë dhe studentë të dikurshëm e nderuan në homazhet e mbajtura pranë Akademisë së Arteve.

Vetëm pak ditë më parë, ai la porosi që filmi i tij “Tana” të shfaqej ne Korçë ku është xhiruar i restauruar.

Dhamo kujtohet si regjisori që zbuloi e punoi me emra të njohur të skenës. Ikonat e ekranit të madh e kujtojnë për anën njerëzore e profesionale.

Dhamo shprehte gjithnjë shqetësimin për kinemanë e ndjeshmërinë për filmat e xhiruar.

Ndonëse prodhimet e ish kinostudios kanë qasje të fortë ideologjike, ai ishte kundër ndalimit të tyre ndërsa theksonte se historia duhet respektuar e kritikuar.  Dhamo që u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare në një spital në Itali, pas një situate të vështirë shëndetësore ndërsa trupi u soll në atdhe me ndihmën e qeverisë, siç ishte amaneti i tij.

Dhamo ka qenë regjisor i filmave “Detyrë e posaçme”, “Tana”, “Brazdat,  “Mëngjese lufte”, “Vitet e para” etj. Si drejtues artistik i Kinostudios, mbahet mend nga artistët si protektiv dhe i kujdesshëm. Ai mban titujt Nderi i Kombit, Artist i merituar dhe artist i popullit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: