Një ndërhyrje e shpejtë e policisë ka evituar rrëmbimin, mbrëmjen e kaluar të këngëtares Lana del Rei në Orlando, kur kishte programuar koncertin e saj.
Policia ka arrestuare Michael Hunt, 43 vjeç, të cilit ju gjet një thikë në zonën ku Del Rey do të performonte.

I dyshuar kishte bërë disa komente në Facebook, dhe prej ditësh ka qenë i monitoruar nga autoritetet.

Në faqet zyrtare të këngëtares burri kishte postuar mesazhe që kishin vënë në alarm policinë: ’Dua të shoh mbretëreshën time të premten dhe prej disa ditësh vendimet tonë do të jenë një gjë e vetme’ dhe sërish një tjetër koment: ’Të premten do të shkoj për të takuar bashkëshorten time, e cila do të jetë në qytet për një koncert dhe më pas me shumë mundësi nuk do më shihni më’.

Ka mjaftuar ky koment për të detyruar forcat e rendit të hyjnë në aksion, për të evituar që Hunt të vinte në praktikë fjalët e tij, duke e arrestuar si një njeri të rrezikshëm. Këngëtarja nuk ka komentuar rastin dhe ka vazhduar koncertin e saj e pa shqetësuar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: