Presidenti i Barcelonës , Joan Laporta ka folur në Lisbonë përpara ndeshjes së fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Benficas dhe ai kishte një mesazh optimizmi për të ardhmen.

Gjërat nuk kanë shkuar mirë në Barcelonë kohët e fundit, por Laporta beson se, pavarësisht gjithçkaje, duke i besuar procesit dhe idealeve të tyre, ditët më të ndritshme do të jenë afër.

” La Masia është rruga dhe stili ynë i lojës është thelbësor.Ai stil i mirëfilltë dhe i njohur, që asnjë ekip tjetër në botë nuk e ka, nëse mund ta bëjmë atë të pajtueshëm me teknikat sportive me performancë të lartë, ne do të jemi në një nivel tjetër. Kështu do të jemi të pakonkurrueshëm.”

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: