TIRANE

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas përjashtimit të ambasadorit të Iranit në Tiranë si dhe një zyrtari tjetër, pasi dyshohet se kanë cenuar sigurinë kombëtare.

Vasili thotë se largimi i ambasadorit iranian, është veprim shumë i vonuar dhe i pasinqerte.

Statusi i plotë:

Largimi i ambasadorit iranian, ndonese pozitiv, eshte veprim shume i vonuar dhe i pasinqerte.
Duket nje veprim i imponuar e jo nje vullnet i qeverise,pasi indiciet e qarta te veprimeve terroriste nuk kane munguar edhe kohe me pare
Jemi te gjithe kundra terrorizmit dhe cdo veprim kundra tij eshte nje veprim jetik per konsolidimin e demokracise.
Po ashtu duhet vepruar me force kunder terrorizmit shteteror,qe grabit parate te unaza e re,qe mashtron per hir te vjedhjes deri ne Amerike,qe i lejon hajdutet e qeverise te rrine ne zyra dhe jo ne burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb