TIRANE

Pas largimit të Benet Becit është mësuar emri i ri i drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Mësohet se në krye të këtij institucioni është emëruar Dritan Agolli, i cili ka qenë më herët ish administrator në Bashkinë e Tiranës.

Kujtojmë Benet Beci u emërua drejtor i ri i KESH pas shkarkimit të Agron Hetoja. Nga viti 2005 deri më sot, Beci mbante postin e Drejtorit Ekzekutiv në Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Ai ka qenë gjithashtu edhe Anëtar i Komitetit të Kontrollit të Bankës së Kreditit të Shqipërisë për periudhën Shtator 2005–Janar 2008.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb