TIRANË

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka komentuar dhe largimin e Gent Cakaj, si ministër në detyrë i MEPJ dhe emërimin e dy ministrave të tjerë në kabinetin “Rama 2”. Ai tha në “Real Story” në News24 se me Cakajn nuk ka pasur ndonjë komunikim, ndërsa ka uruar Xhaçkën dhe Peleshin për detyrat e rëndësishme.

Kam folur me Oltën, kemi bërë një rrugë të gjatë politike bashkë dhe realisht i uroj më të mirën dhe suksese në këtë detyrë të rëndësishme. Siç kam folur dhe me Niko Peleshin që gjithashtu e kam mik, kam bërë rrugë të gjatë dhe i uroj.
S’kam pasur ndonjë komunikim për këtë çështje jo se ka ndonjë ide konspirative. Kam pasur komunikim dhe një rrugë të gjatë politike me ta (Xhaçkën dhe Peleshin), i uroj më të mirat”, tha Bushati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb