Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, reagon pas hetimeve të Prokurorisë, prej ku rezultonte se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka shkelur ligjin e Dekriminalizimit, pasi ka qenë i dënuar me tre vite burg në Greqi për veprën penale të “Konfliktit”/ “Përleshjes”.

Bardhi shkruan në “facebook” se ky është një lajm i mirë, pasi sipas tij, një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Sipas numrit dy të PD, Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës.

Reagimi i Bardhit:

Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre.

Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb