Florentino Perez tallet me Barcelonën për çështjen “Nejmar”. Ai thotë se askush nuk do të arrinte ta largonte Ronaldon, sepse Reali nuk është Barcelona. “Po flasim për Realin dhe jo për Barcelonën. Jemi një nga ekipet më të forta në botë. Askush nuk mund të na i largojë yjet”, ka thënë presidenti Florentino Perez.

RONALDO
Kristiano Ronaldo e ka rivendosur në gjendje gatishmërie Mançester Junajtid javën e shkuar, pas deklaratës se dëshiron të lërë Spanjën dhe rikthehet në Angli. Portugezi është në mes të një procesi gjyqësor për evazion fiskal dhe është i zhgënjyer nga përndjekja që shteti spanjoll po i bën në Madrid.

“Në Angli, unë nuk kisha kurrë probleme të tilla. Prandaj dua të rikthehem atje. Unë i kam paguar gjithnjë taksat e mia, gjithnjë”, tha ai përpara gjykatësve. Por, sa do t’u kushtonte klubeve angleze transferimi i sulmuesit? Përgjigjja është një shifër e pabesueshme, aq sa transferimi historik i Nejmarit do të duket një lodër fëmijësh. Në vitin 2015, menaxheri i CR7, Zhorzh Mendesh, i tha “BBC”-së, se klienti i tij mund të blihej për 300 milionë paund.

Sigurisht, që kjo nuk është klauzola e prishjes së kontratës së tij, por bindja e Realit përmes negociatave për ta shitur. Por këto dy vite, natyrisht që kjo shifër është rritur. Megjithatë, Perezi nuk do të ishte i detyruar që ta pranonte një shifër të tillë “qesharake” për yllin e tij (ka kontratë deri në 2021), nëse do t’i propozohej.

Kështu që shkojmë te klauzola: ajo është 1 miliard euro, shifër që pak ekipe ose asnjë, nuk do merrte riskun ta paguante. Vështir që portugezi të ketë të njëjtin fat si Nejmari dhe është i destinuar të qëndrojë në Madrid./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: