Dreka tradicionale mes presidentëve të klubeve para “El Clasico”-s është në rrezik serioz. Joan Laporta po mendon të anulojë drekën zyrtare pas deklaratës së Real Madridit për rastin “Negreira”, ku Barcelona akuzohet se ka paguar gjyqtarë.

Në rast se konfirmohet anulimi i kësaj dreke, do të ishte një demonstrim i qartë se marrëdhëniet mes dy klubeve nuk po kalojnë saktësisht momentin e tyre më të mirë, kur deri vonë shkonin dorë për dore në disa projekte aq të rëndësishme si ajo e Superligës Evropiane, ose refuzimi për të pranuar burimet e propozuara nga La Liga me fondin e investimeve.

Laporta është ndjerë shumë keq për reagimin e Florentino Pérez, pasi deri në fundjavën e kaluar ai nuk ishte rreshtuar me tezat e pjesës tjetër të klubeve, të mbështetur nga presidenti i La Ligës, Javier. Tebas.

Qëkur është vendosur tradita e drekave mes zyrtarëve të klubeve, kjo është hera e parë që mes Barcelonës dhe Real Madrid mund të ndodhë kjo, edhe pse mes tyre shpesh ka pasur akuza dhe kundërakuza, që kanë mbetur në aspektin sportiv. Tani është krejt tjetër, që do të çonte në acarim të marrëdhënieve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb