Antonio Conte dëshiron të rikthehet në Serie A. Në Angli janë të bindur për këtë, nuk përdorin lojëra fjalësh, por zbulojnë dëshirën e teknikut italian. Conte u rikthye në Londër pas afro 3 javësh, pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Itali, por sipas Times nuk pritet të qëndrojë gjatë, në fund të këtij sezoni Conte do të largohet nga “gjelat”.

Contee
Contee

Për momentin Conte është i përqendruar totalisht tek sfida e kthimit me Milan, ndeshje e vlefshme për fazën e 1/8 në Champions, ndërsa që sipas Times do të jetë shumë përcaktuese për të ardhmen e tij. Nëse Tottenham do të eliminohet nga Evropa, shanset që Conte të largohet do të rriten ndjeshëm, madje më shpejt se sa fundi i sezonit, periudhë kur i përfundon edhe kontrata e tij me Tottenham. Klubi londinez ka të drejtë të shtyjë kontratën edhe me një tjetër vit, por Conte ia ka bërë të qartë se do të qëndroj vetëm nëse ndihet i lumtur.

Contee
Contee

Në Itali shkojnë edhe më tej duke sjell një skenar shumë intrigues. Nëse Inzaghi largohet nga Inter në fund të këtij sezoni, Conte mund të rikthehet të marrë drejtimin e klubit zikaltër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: