DEVOLL– Një tjetër goditje vjen për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ditën e sotme, nga kjo forcë politike është larguar kryetari i Këshillit Bashkiak në Devoll, Albert Lilo. Po kështu, nga Këshilli Bashkiak janë larguar edhe tre këshilltarë të tjerë.

Ata janë bashkuar me grupin e këshilltarëve të Partisë Socialiste, e cila numëron 8 mandate në Këshillin Bashkiak të Devollit, prej 21 këshilltarësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb