Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madridi këtë verë, ndwrsa klubet e pasura po bëjnë gati planet për transferimin e tij.

30-vjeçari është përballur me shumë pyetje kohëve të fundit për të ardhmen e tij dhe sipas ish-lojtarit të Los Blancos, Agustin Rodriguez, superylli portugez gjatë javëve të ardhshme mund të vendosë për t’u larguar nga kryeqyteti spanjoll.

Sipas ‘The Sun’, Ronaldo është gati për t’u kthyer te Manchester Unitedi në sezonin e ardhshëm. Portugezi kurrë nuk e ka përjashtuar rikthimin në Old Trafford dhe nëse këto raporte janë të vërteta ky transferim pritet t’i kushtojë klubit anglez rreth 71.5 milionë funte.

Manchester City dhe Paris Saint-Germaini janë dy klubet tjera që kanë para për ta pasur në skuadër një lojtar si Ronaldo.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: