Liridon Latifi largohet nga Skënderbeu si hero, por edhe i emocionuar që lë skuadrën në një moment historik, me një kualifikim që do të kujtohet gjatë.

“Çdo ndarje ka emocionet e veta, kam dhënë shumë për skuadrën dhe skuadra ka dhënë gjithmonë dashuri për mua. Jam munduar të jap më të mirën dhe shpresoj që t’ia kem arritur qëllimit, kam dhënë gjithmonë 100%. Normalisht, jam shumë i mërzitur që po ndahem me skuadrën por kështu e ka futbolli”, tha ai për “SuperSport”.

“Primare ka qenë kualifikimi se kur kualifikohet në këto nivele ekipi, fiton shumë para, rritet ekonomikisht, kjo është shumë e rëndësishme në kampionatin shqiptar. Edhe unë kam përfitimet e mia dhe jam i kënaqur për gjithçka,”, vijoi Latifi, i cili bëri të qartë se do të mbetej një tifoz i zjarrtë i Skënderbeut. “Kjo është skuadra ime e zemrës, këtu kam kaluar vitet më të mira të karrierë dhe do i ndjek në çdo ndeshje”, premtoi ai./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: