Përveç trajnerëve respektiv, edhe lojtari i Vllaznisë, Liridon Latifi është ndalur të flasë për mediat pas disfatës 3-2 ndaj Tiranës në finalen e Superkupës së Shqipërisë.
“Besoj se e kam lënë pas dëmtimin dhe jam gati për të ndihmuar Vllazninë. Kam patur një vit të vështirë dhe shpresoj që të jem si një blerje e re për Vllazninë për pjesën e mbetur të sezonit.
Penalltia? Isha i qetë, sepse kam gjuajtur shumë penallti në karrierë. Pas pushimit është diçka tjetër, por mendoj se ishin mjaftueshëm 30 minuta për mua sot.
Vllaznia pretendente për titull? Po mendoj që është mes tre skuadrave pretendente për titull. Ne do të bëjmë maksimumin në fushë dhe në fund le të fitojë më i miri. Rivali më i fortë? Nuk e di, sot pashë Tiranën, kur të luaj kundër Partizanit do të them mendimin tim”, ka thënë Latifi.
(BalkanWeb)