Më në fund, Tirana u rikthye te fitorja duke mposhtur Teutën me rezultatin e pastër 2-0, një fitore e domosdoshme që i jep ekipit pak frymëmarrje. Sigurisht nuk është koha për të festuar, për më tepër që suksesi ndaj ekipit të Edi Martinit erdhi me shumë kosto. Julian Ahmataj e ka të pamundur të buzëqesh, nëse kthen kokën pas, sheh që për sfidën kundër Skënderbeut, e vlefshme për javën e 12-të, duket të bëjë llogaritë pa 6 lojtarë.

Hasani
Hasani

Në shtëpinë e bardhebluve është ndezur alarmi pasi situata me dëmtimet sa vjen e përkeqësohet. Jo vetëm 6 mungesa të sigurta, por për këtë transfertë janë në dyshim edhe dy titullarë të tjerë, Abazaj dhe Latifi. Të dy lojtarët kanë shfaqur probleme ndërsa prezenca e tyre ndaj Skënderbeut do të vendoset vetëm në fundi.

Abazaj
Abazaj

Për shkak kartonësh humbën këtë sfidë edhe dy titulluarë të tjerë Deliu dhe Doka, ndërsa të dëmtuar janë Lulaj, Selmani, Abdullahu dhe Patrik. Në kushte të tilla emergjence, trajneri Ahmataj pritet të eksperimentojë, me një rreshtim të ri, për t’u përshtatur me lojtarët që ka në dispozicion. Përpara sfidës me Skënderbeu, skuadër të cilën e mposhtën 3-1 në fazën e parë, Tirana renditet në vendin e tretë me 17 pikë, minus 6 pikë nga kreu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: