Dështimi i Danimarkës për të siguruar një vend në Kupën e Botës 2026 ka shkaktuar reagime të forta në vend, ndërsa një prej kritikëve më të zëshëm është legjenda e futbollit danez, Michael Laudrup.
“U befasova që nuk mundën të nxirrnin një deklaratë. U deshën disa javë derisa arritën në përfundimin se kishte probleme me ndërprerjet dhe me lojën brenda dy zonave të rreptësisë. Këtë mund ta kishin thënë që të nesërmen. Nuk është ndonjë shkencë e komplikuar. Nuk ka pasur shumë deklarata nga Federata”, ka thënë Laudrup.
Edhe Drejtori i futbollit në Federatën Daneze, Peter Moller foli për këtë temë.
“Siç e kanë përjetuar të gjithë tifozët kur skuadra e tyre po kalon një periudhë të vështirë, nuk është gjithmonë e thjeshtë të japësh një shpjegim tërësisht të prerë se pse humbet një ndeshje. Ne bëmë një analizë dhe identifikuam katër arsye kryesore. Për këto kemi folur në disa intervista të rëndësishme”.
