Minutat e aktivizimit kanë qenë me pikatore, por Lavezzi e ka gjetur një mënyrë ndonëse aspak për mirë për t’u bërë protagonist në Kinë.

Argjentinasi ka postuar një foto duke imituar aziatikët dhe kjo nuk është pritur aspak mirë. Futbollisti që sipas “Football Leaks” është më i paguari në botë me 50 mln euro në vit, shfaqet duke tërhequr sytë me gishta dhe duke qeshur, ndërsa mban veshur kostumin e klubit të tij aktual Hebei China Fortune, raporton “The Sun”.
C_nZit5XkAAN1mM
Fotoja që është përdorur edhe si material promovues i klubit në rrjetet sociale, ka shkaktuar reagime të ashpra. Janë të shumtë tifozët kinezë që kanë kërkuar përjashtimin e lojtarit e madje kanë bërë thirrje për protesta përpara zyrave të Shoqatës Kineze të Futbollit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: