TIRANË- Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Jashtëm, kryetarja Arta Dade ka folur për aksionin e fundit policor në Lazarat, ku pasi u vra efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha, policia arriti të kapë dy të dyshuarit kryesorë si dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

“Përshëndes aksionin e policisë në Lazarat. Do kërkojmë informacion për luftëtarët dhe për sigurinë”, tha Dade, ndërsa kërkoi që të gjithë përgjegjësit të vihen në pranga.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: