Massimiliano Allegri vijon të mbaj nën presion stolin e Simone Izaghi. Pas çdo rezultati negativ emri i ish trajnerit të Juves lakohet nga mediat italiane si pasuesi i Inzaghi tek Lazio. Kështu ndodh edhe këtë herë pas humbjes së rëndë 3-0 që kryeqytetasit pësuan kundër Sampdoria.

Allegri
Allegri

Sipas “Il Messaggero”, e ardhmja e Inzaghi do të përcaktohet në ndeshjet e ardhshme, nëse situata nuk ndryshon, Allegri pritet të marrë drejtimin e Lazio. Dyshimet shtohen edhe më shumë pas palët, Lazio dhe Inzaghi ende nuk kanë gjetur një akord për rinovimin e kontratës, një temë e diskutuar prej kohësh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: