Kualifikimi në Kupë i dha një impuls të ri sezonit të Lazios por dukshëm ekipi i Inzagjit vuan jo pak për të mbyllur një takim. Thuajse në çdo ndeshje kërkohet një “mrekulli” nga ana e Strakoshës, protagonizimi i portierit shqiptar nuk mungojë as në transfertën kundër Frosinones. Një gol i Caicedos në minutën e 36-të rezultoi përcaktues në fund, por me Immobilen të “zhdukur” në fushë, Lazio nuk arrit të mbyllte sfidën, në fund ai që ruajti tre pikët ishte sërish Strakosha.

Falë këtij tre pikshi në transfertë, Lazio ruan hapin e ekipeve që pretendojnë europën. “Nuk është i detyruar të kryej ndërhyrje të mëdha. Thërritet në apel vetëm në gjuajtjen e Trotta në fund të takimit, reagimi i tij me këmbë ishte instinkt i pastër, nota 6 për Strakoshën”, shkruan TuttomercatoWeb.

Strakosha Nota
Strakosha Nota

Një vlerësim për portierin e Kombëtares erdhi dhe nga trajneri Simone Inzagji: “Në pjesën e dytë kundërshtarët zbrisnin përpara me katër sulmues, ishte e vështirë të mbroheshe por Strakosha u tregua i zoti. Fituam një ndeshje shumë të rëndësishme për klasifikimin tonë”.

Lazio Inzaghi
Lazio Inzaghi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb