TIRANE – Kryetarja e Lidhjes Demokrate të Gruas, Albana Vokshi, bëri të ditur se të martën do të ketë një protestë të grave para Kryeministrisë kundër dhunës, në mbrojtje të të drejtave të tyre.

“Në emër të grave demokrate, do të protestojmë, por jam e sigurt se në emër të çdo gruaje, vajze dhe nëne sot në vend, dua të dënoj ashpër gjuhën dhe sjelljen fyese, të paprecedentë, që ka ushtruar në seancën e fundit në parlament ndaj zonjave, kolegeve Deda dhe Halimi”deklaroi Vokshi.

“Ne gratë do të protestojmë jo vetëm për Albina Dedën dhe Arbiola Halimin, por edhe për zonjat Merjeme Dilishi (Suku) dhe Mirela Neli, kandidate për deputete te Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, që u kërcënuan e dhanë dorëheqjen për t’i hapur rrugën një personi me precedent penal. Ne do të protestojmë edhe për Silvana Maksutin, kandidate për deputet e LSI për Durrësin, që e detyruan të mos e pranojë vendin e deputetes”, – tha Vokshi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: