Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i partisë së tij i ka dhënë dritën jeshile për një koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe NISMA-n e Fatmir Limajt.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, zoti Mustafa zbuloi se nga i gjithë Këshilli i Përgjithshëm, 108 kanë përkrahur një koalicion me AAK-në dhe NISMA-n, ndërsa shtoi se 6 kanë dalë kundër dhe 10 të tjerë s’janë përgjigjur fare.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, Ju falënderoj për shprehjen e qëndrimit tuaj në letrën që ua përcolla më dt. 12 prill dhe plotësimin e saj më 13 prill 2020. Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, sot më 14 prill 2020 në ora 16:00, në pyetjen e shtruar: A pajtoheni që LDK ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, në qoftë se ky mandat ofrohet duke ndjekur procedurat kushtetuese dhe të bëjë përpjekje të formojë Qeverinë në koalicion me AAK-në, Nisma Socialdemokrate-AKR dhe komunitetet, nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të KP, prej tyre 108 janë shprehur për (po), 6 janë shprehur kundër (jo) dhe 10 nuk janë përgjigjur. Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma Socialdemokrate-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, shkruan Mustafa. Megjithatë, mbetet mister nëse Ramush Haradinaj do të mandatohet serish për formimin e qeverisë së re për t’i hapur rrugë zgjedhjes së Isa Mustafës President!Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i partisë së tij i ka dhënë dritën jeshile për një koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe NISMA-n e Fatmir Limajt.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, zoti Mustafa zbuloi se nga i gjithë Këshilli i Përgjithshëm, 108 kanë përkrahur një koalicion me AAK-në dhe NISMA-n, ndërsa shtoi se 6 kanë dalë kundër dhe 10 të tjerë s’janë përgjigjur fare.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, Ju falënderoj për shprehjen e qëndrimit tuaj në letrën që ua përcolla më dt. 12 prill dhe plotësimin e saj më 13 prill 2020. Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, sot më 14 prill 2020 në ora 16:00, në pyetjen e shtruar: A pajtoheni që LDK ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, në qoftë se ky mandat ofrohet duke ndjekur procedurat kushtetuese dhe të bëjë përpjekje të formojë Qeverinë në koalicion me AAK-në, Nisma Socialdemokrate-AKR dhe komunitetet, nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të KP, prej tyre 108 janë shprehur për (po), 6 janë shprehur kundër (jo) dhe 10 nuk janë përgjigjur. Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma Socialdemokrate-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, shkruan Mustafa. Megjithatë, mbetet mister nëse Ramush Haradinaj do të mandatohet serish për formimin e qeverisë së re për t’i hapur rrugë zgjedhjes së Isa Mustafës President!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: