LDK në prag të zgjedhjeve të Kosovës ka liruar 4 anëtarë të partisë për shkak të iniciativave të tjera politike të tyre

Sipas njoftimit të LDK, lirohen Haxhi Avdyli i cili dyshohet se po angazhohet me Vjosa Osmanin, bashkë me Arsim Berishën, Artan Hoxhën dhe Fadil Berishën.

Duket se disa prej zyrtarëve të LDK po kalojnë me Vjosa Osmanin për zgjedhjet ose me ndonjë parti tjetër

 

NJOFTIMI NGA LDK

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren në mbledhjen e saj të mbajtur më 03.01.2021,duke u bazuar në nenet 11,14 të statutit të LDK-së, mori vendim në mënyrë unanime, se ;

  1. Haxhi Avdyli
  2. Arsim Berisha
  3. Artan Hoxha
  4. Fadil Berisha,

Për shkak të angazhimit në iniciativa tjera politike, nuk përfaqesojnë më Lidhjen Demokratike të Kosovës, prandaj i lirojmë nga të gjitha përgjegjësit që i kishin në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren.

Kundër këtij vendimi, palët e paknaqura mundë të bëjnë ankesë, në instancën më të lartë të partisë, në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, në afat prej 15 ditësh, nga data e shpalljes së këtij vendimi.

Kryesia e LDK-së,

Dega në Prizren

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb