Me apo pa Leao-n përballë Inter? Kjo është dilema e madhe në shtëpinë e Milanit një ditë përpara derbit në Champions. Stefano Pioli dhe stafi mjekësorë e kanë marrë me qetësi, nuk dëshirojnë të rrezikojnë, ndërsa portugezi ka shumë besim. Përcaktues për gjendjen e tij do të jenë testet që do të zhvillohen të mërkurën në mëngjes.

Sigurisht, shanset që Leao të zbres në fushë si titullar janë thuajse zero, por stafi shpreson ta kenë të paktën në pankinë, në varësi se si do të shkojë ndeshja mund ta aktivizojnë për disa minuta, gjithnjë nëse është e domosdoshme.

Leao
Leao

Leao është një pikë shumë e rëndësishme e këtij Milani, për këtë arsye askush nuk dëshiron të rrezikojë, sfida e kthimit të martën është shumë afër, gjithashtu “djalli” është në garë për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ri.

Milan Rafa Leao
Milan Rafa Leao

Nga ana tjetër, lojtari dëshiron të jetë me çdo kusht në këtë sfidë, është i gatshëm të “shtrëngoj dhëmbët” për të sfiduar Interin, për këtë arsye vendimi do të merret vetëm në momentet e fundit. Nëse Leao nuk ja del, vendin e tij do ta marrë Saelemaekers.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb