Ledio Pano dhe Agustin Kola kanë debatuar në studion e “Neës 24” në emisionin “Sport Neës Plus” të moderatores Daljana Sejdia, sa i përket mënyrës se si u paraqit kombëtarja shqiptare kundër Kazakistanit.

Pano: Kombëtarja nuk luajti sot. Thjesht i ra topit… Skuadra në pjesën e parë ishte e përgjumur me një kundërshtar fare mesatar.

Kola: Po pse kush i ra topit? Ata nuk luajtën për meritë të Shqipërisë.

Pano: Ore po lëre këtë tani. Ne luajtëm dobët. Manaj nuk mund të luajë njëherazi me Brojën sepse janë shumë të ngjashëm. Kazakistani është ekip shumë i dobët.

Kola: Kazakistani është shkollë ruse e futbollit…

Pano: Çfarë shkolle ruse thua, ata ishin nivel shumë i ulët. Lëre tani. Skuadra nuk ka asnjë ide në fushë.

Kola: Po pse kush luajti mirë sipas teje?

Pano: Ne nuk luajtëm mirë. Kaq. Kishim një rival të dobët edhe nuk e mundëm dot. Aq dobët ishte Shqipëria, saqë edhe dy herë që ia falën topin në afërsi të zonës, nuk shënuan dot.

Kola: E humbën topin ata (kazakët) për mirë të skuadrës tonë.

Pano: Jo, mo jo, ne thjesht nuk kemi një lojë të qartë. Kaq. Nuk më pëlqen kjo skema që përdor Reja. 3-5-2 është skemë e kohës së Baba Qemos… Duhen skema moderne dhe me katër mbrojtës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb