TIRANE – Reperi i njohur Ledri Vula është një ndër emrat më të ndjekur në rrjetet sociale. Ai publikon shpesh foto të ndryshme nga jeta e tij, ku në të shumtën e rasteve paralajmëron fansat për projektet e reja që do të sjellë.
Së fundmi, Ledri ka publikuar një foto në llogarinë personale në Instagram, në të cilën shfaqet mjaft romantik. Ai shihet i veshur në kostumin e zi, teksa mban në duar një trëndafil të kuq.
Flokët kaçurrela i kanë dhënë një pamje më ndryshe dhe tejet joshëse reperit shqiptar. Pritet që së shpejti këngëtari të publikojë projektin e tij të parë për këtë vit.
(er.cu/BalkanWeb)