Ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj, foli në emisionin “Real Story”, në News24, për propozimin e kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit.

Ahmetaj tha se nuk ka asnjë draftligj për një gjë të tillë, por po bëhen thjesht konsultime teknike me vendet që kanë përvoja të tilla, për të grumbulluar informacion.

“Italia ka hapur toka të ushtrisë, ku i ruan me ushtri parcelat, ndërsa Izraeli i ndan me tela me gjemba. Ajo që dua të ndaj me publikuan është se nuk ka një draftligj, ka vetëm konsultime. Kur bëhet, sigurisht që tregun e do shumë të kufizuar. Jan konsultime teknike, thjesht për të grumbulluar informacion si e zhvillojnë vendet, si e kontrollojnë, si është tregu, për çfarë lloj sëmundjesh e përdorin”, tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb