Me dy legjionarë kuqezi, Muçi-Celhaga, titullarë nga minuta e parë, Legia arrin të marrë një fitore të madhe 1-2 në transfertë përballë Zrinjski. Talenti kuqezi shfaqi një formë të mirë, sërish protagonist në suksesin e ekipit polak. Krosi i fortë i Muçit në minutën e 32-të detyroi vendasit të dërgonin topin në rrjetë, një autogol që riktheu baraspeshën.

395645953 855271139288392 335335170345683044 N
395645953 855271139288392 335335170345683044 N

Me fillimin e pjesës së dytë, Muçi u ndëshkua me karton të verdhë, detaj që ndikoi jo pak në rendimentin e tij, duke bërë që të zëvendësohej në minutën e 64-ët pasi Legia kishte kaluar në avantazh. Në fushë deri në minutën e 87-të qëndroi edhe Jurgen Celhaga, i vlerësuar me notën 6,8. Fal këtij suksesi, Legia qëndron në krye të Grupit E me 6 pikë, po aq sa edhe Aston Villa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb