Legjenda e futbollit brazilian, Pele, i ka uruar fat Ronaldo-s sot në debutimin me Juventusin. Portugezi do të jetë nga minuta e parë në ndeshjen që ‘zonja e vjetër’ do të luajë në orën 18:00 kundër Chievo-s.

Në rrjetin sociale “tëitter” Pele shkruan: “Paç fat Ronaldo në ndeshjen e parë me Juventusin”. Më pas braziliani zbulon se bardhezinjtë kanë tentuar ta blinin kur ai ende luante futboll: “Në vitin 1961, pronari i Fiat (edhe i Juventusit në atë kohë) kërkoi të më blinte por kishte vetëm një bluzë për Pele-n! (Santosi)”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb