Legjionarët kuqezi po rikthehen protagonistë në Serie A. Pas një periudhë të vështirë, Berat Gjimshti pak nga pak, po fiton vendin e tij si titullar tek Atalanta, ndaj Sampdorias zbriti në fushë nga minuta e parë. Bergamaskët mbajtën portën të pa prekur, ku një meritë për këtë ka edhe Gjimshiti:

“Vuajti pak gjatë pjesës së parë, e kishte të vështirë të ruante ritmin e Lammares, nota 6 për Gjimshitin.

Titullar për Lazio-n zbriti edhe Hysaj, në barazimin 1-1 që kryeqytetasit arritën përballë Fiorentines: “Zhvilloi një ndeshje të kujdesshme, u pa pak në gjysmëfushën e rivalëve”, nota 6.

Asllani Nota
Asllani Nota

Kristjan Asllani vijon të mos preferohet nga Inzaghi si titullar, nuk e bëri as këtë herë kundër Cremonese pavarësisht se kishte shumë mungesa në mesfushë. Talenti kuqezi u aktivizua në minutën e 67-të:

“Si gjithnjë me personalitet. Të gjithë presin ta shohin në fushë nga minuta e parë”, nota 6 për Asllanin.

Empoli Bajrami
Empoli Bajrami

Si zëvendësues këtë javë u preferua edhe Nedim Bajrami, i hedhur në fushë në minutën e 72-të përballë Torinos: “U fut në fushë për të mbyllur ndeshjes, por nuk ia doli në asnjë moment të ndizej”, nota 5,5 për Bajramin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb