Ndryshe nga vitet e fundit, legjionarët kuqezi qëndruan në “heshtje” në këtë merkato dimri, lëvizje me pikatore, kjo pasi një pjesë e mirë e tyre ndryshuan ambient gjatë verës.

Në Serie A, vetëm Nedim Bajrami ndryshoi skuadër. Fantazisti kuqezi u transferua te Sassuolo në formë huazimi me detyrim blerje për 6 milionë euro.

Nedimi
Nedimi

Gjatë janarit u lakuan fuqishëm edhe mbrojtësit Gjimshiti e Kumbulla, shpesh ishin të pranishëm në listën e çdo skuadre që kërkonte një qendërmbrojtës, në fund të dy i qëndruan besnik ekipeve respektive, Atalantës dhe Romës.

Asllani
Asllani

U përfol për një huazim gjatë janarit, në mungesë të minutave, por Asllani nuk preferoi të ndryshojë ambient. I njëjti diskutim edhe për Hysaj, por anësori kuqezi arriti të rifitoj besimin e Sarri-t, në ndeshjen e fundit ka qenë titullar fiks te Lazio.

Hysaj
Hysaj

Në kërkim të një ekipi të ri qëndroi deri në orët e fundit Etrit Berisha, por gardiani kuqezi nuk arriti të largohej nga Torino. Trajneri Sylvinho mund të shqetësohet në këtë pikë pasi edhe portieri tjetër kuqezi, Thomas Strakosha nuk arriti të ndryshojë ambient, deri në fund të sezonit do të qëndroj te Brentford.

Myrto Uzuni Festeja Su Doblete Con El Granada Ante El Mirandes Laliga
Myrto Uzuni Festeja Su Doblete Con El Granada Ante El Mirandes Laliga

Një nga legjionarët më të lakuar këto ditë të fundit të merkatos ishte edhe Myrto Uzuni,“bomberi” kuqezi vendosi të qëndrojë te Grananda, në Ligën e 2 spanjolle, aty ku është shndërruar në golashënuesin më të mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb